-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestimi i mjekut, PD: Dilni në protestë për të rrëzuar Ramën

Kryesoret

Mjeku Erges Eskiu nga selia e PD-së përmes një deklarate për mediat dënoi mënyrën si policia arrestoi kolegun e tij tre ditë më parë te spitali i Traumës.

Ai tha se ky ishte një “shoë” i kryeministrit Edi  Rama për të mbuluar skandalin e mbylljes së shkollës “Mehmet Akif”.

“Por kjo qeveri ka hequr dorë nga çdo normë etike dhe morale. Nuk flitet më për moral, as për etikë profesionale.

Fakti është arrestimi i mjekut në Qendrën e Traumës, i shoqëruar me policë me maska sikur të ishte krimineli më i kërkuar në vend.

Arrestimi sa për t’i frikësuar shqiptarët, për t’i dhënë mesazhin e terrorit, ishte një shfaqje e shëmtuar e një inferiori më gen që bën të fortin me të dobëtit dhe përkëdhel kriminelët.

Shfaqja që bëri policia me regji e Edi Ramës, tenton të denigrojë figurën e mjekut duke qenë se ata kanë ndikim të madh në shoqëri.

Rama kërkon përuljen e mjekëve dhe fjala e tyre të mos ketë peshë në shoqëri. Është fare e thjeshtë për t’u kuptuar mesazhi i një tirani: “Largohuni se nuk ju duam”.

Në metodologjinë e Ramës, një skandal mbulohet me një tjetër skandal.

Shfaqja u bë për të mbuluar veprimin e fundit jonormal të Ramës.

Mbylljes së shkollës Mehmet Akif me të cilën Edi Rama dëshmoi qartë se është i marrë peng prej Erdoganit dhe po e bën Shqipërinë një shtet satelit të Turqisë.

I bëj thirrje mjekëve të dalin në protesta, të mos lejojnë denigrimin që tenton t’u bëjë pushteti” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit