-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berishën apo SHBA-në? Meta rrëfen takimin me Kim: Gjëja e mirë që solli “non grata” për Saliun

Kryesoret

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha sot se në takimin e së premtes me ambasadoren amerikane, Yuri Kim i dha përgjigje edhe për shpalljen “non grata” të Sali Berishës.

Ish-presidenti u shpreh se qëndrimin e tij ia bëri të qartë ambasadores, që nuk është dakord me vendimin, por theksoi se lëvizja solli një gjë të mirë për demokratët, që largoi Lulzim Bashën.

Unë nuk mund t’ju flas se cilat ishin mesazhet e zonjës ambasadore, sepse ata flasin vetë kur kanë për të thënë. Por mund të them se çfarë i thashë ambasadores për këtë cështje, që kërkoni edhe ju.

Unë i thashë edhe njëherë mendimin tim për shpalljen non grata të Berishës, ashtu sikur i shprehja bindjen time se kjo është vepër e Bashës dhe Ramës dhe në bashkëpunim.

Basha të gjitha vendimet e gabuara që ka marrë në bashkëpunim me Ramën si bojkoti i reformës në drejtësi, djegia e mandateve apo falja në tavolinë e pushtetit vendor. Të gjitha këto vendime ia ka faturuar Berishës.

Ky është një akt i SHBA-së që nuk kemi përse ta diskutojmë. Por seriozisht i thash, unë personalisht, e vlerësoj efektin pozitiv të këtij vendimi, që as nuk kam qenë dhe as nuk jam dakord. Nuk e vlerësoj si të merituar.

Pa një vendim të tillë do të kishim Bashën kryetar të PD-së sërish. Ne nuk bëjmë zgjedhje mes Berishës dhe Amerikës, mes PD-së dhe Amerikës, mes dikujt tjetër dhe Amerikës.

Ne kemi programin tonë. Nuk kemi arsye të bëjmë zgjedhje të tillë dhe PD mendoj se është e përkushtuar për partneritetin strategjik me SHBA-në” tha Meta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit