Një makinë është djegur në orët e para të mëngjesit të së dielës në Bilisht.
Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se automjeti është në pronësi të shtetases Deizi Arapi, kjo e fundit e njohur dhe për një konflikt që ka pasur me policinë e këtij qyteti ku edhe me pas arrestua.
Kjo është hera e dytë që Arapit i digjet makina në derën e shtëpisë. Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave por nuk përjashtohet mundësia e konflikteve të kësaj shtetase.
Grupi hetimor dyshon për zjarr të qëllimshëm, ndërkohë që mjeti i parë iu dogj më 31 tetor 2018.