Prej disa orësh vazhdon zjarri në pyllin e Sodës në Vlorë.
Flakët po djegin sipërfaqe të konsiderueshme në pjesën halore poshtë pishave të ndihmuara nga era.
Punonjësit e zjarrfikëseve janë duke punuar për fikjen dhe izolimin e vatrës së zjarrit.
Shkak i zjarrit dyshohet se është papërgjegjshmëria e banorëve por dhe pushuesve që bëjnë piknik në pyll.