-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shiu pushton Shqipërinë javën e ardhshme

Kryesoret

Sipas meteorologëve, java e ardhshme do të jetë nën sundimin e temperaturave më të ulëta, gjithashtu shumë vende të Shqipërisë do të jenë nën sundimin e shiut.

Ndërkohë që temperaturat pritet të kenë një zbritje të lehtë sa u përket vlerave të larta, ndërkohë që ato të ulëtat do të pësojnë një rritje prej 3 gradësh krahasuar me mëngjeset e freskëta që po lëmë pas.

Gjatë gjithë javës në të gjithë territorin do të ketë rrebeshe shiu të shoqëruara herë pas here shkarkesa elektrike.

Shqipëria ka një klimë mesdhetare, ku në rajonet e ulëta pothuajse asnjëherë nuk bën ftohtë. Në mënyrë të veçantë bregdeti Jonian shquhet për klimë të butë, ku temperaturat mesatare gjatë dimrit janë në vlerat 8 – 10ºC.

Në Tiranë dhe në pjesët e tjera të qyteteve fushore në disa raste temperaturat mund të zbresin nën zero, por ky fakt ndodh zakonisht gjatë orëve të natës. Është e rrallë që akulli dhe bora të zgjasin më tepër se një ditë.

Gjithsesi gjatë stinës së dimrit shirat janë të zakonshëm dhe në disa raste mjaft të dendura. Në shumicën e vendit një pjesë e rreshjeve ndodh edhe gjatë vjeshtës së vonë dhe në prag të pranverës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit