-sidi education-spot_img
27.6 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dy tërmete të fuqishme, mbi 30 të vdekur dhe 700 të plagosur në Venezuelë

Kryesoret

Dy tërmete të fuqishme goditën njëri pas tjetrit Venezuelën, duke shkaktuar të paktën 32 viktima dhe 700 të plagosur, tha presidentja në detyrë Delcy Rodríguez.

Tërmetet, me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë, goditën një zonë në perëndim të kryeqytetit dhe u ndjenë deri në Bogota të Kolumbisë.

Presidenti amerikan Trump tha në një postim në Truth Social  se SHBA-të “janë të gatshme dhe të afta për të ndihmuar”, duke shtuar se ai kishte “udhëzuar të gjitha agjencitë e qeverisë sonë që të përgatiten për të vepruar shpejt”.

Presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodríguez, e ka falënderuar Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, në një postim në rrjetet sociale, duke thënë se ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet venezueliane.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit