Ditën e sotme gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së, Sali Berisha ka folur për qëndrimin e Ramës dhe lidhjen e tij me presidentin serb Vuçiç.
Sipas tij ky është një qëndrim antikombëtar dhe po kthehet në vasal të Vuçit.
“Njeri më i cituar në fjalimet e Edi Ramës është Vuçiç. Ky vasal i tij kalon nga samiti në samit duke mbrojtur një Putin të vogël në rajon. Duke i dhënë këshilla Evropës dhe duke u justifikuar plotësisht rreshtimin e Vuçiçit kundër sanksionet.
Mbrojta që i bën Rama aksit Moskë-Beograd, qëndron shkelmimi që Rama i bënë intersave kombëtare. Rama në mënyrë çnjerëzore, u thotë shqiptarëve se nuk bie dakord me Kurtin për qëndrimin ndaj të shkuarës. Kërkesën që ai i drejton Vuçiçit për njohjen e Kosovës e ka të miratuara nga padronin i tij. Vuçiçi nuk mërzite dhe e shumëzon me zero kërkesën për pavarësinë e Kosovës,” është shprehur Berisha