-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: S’ka më gjueti shtrigash, të enjten dorëzohet ligji për lustracion

Kryesoret

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka treguar në Këshillin Kombëtar se do të dorëzojë në parlament ligjin e plotë për lustracionin.

Sipas tij lëvizjet e Ramës për të goditur Metën me anët të dosjeve është një gjueti shtrigash.

Edi Rama po përdor mekanizma ligjor për të goditur kundërshtarët politik. Ju e keni të qartë si u rikthye çështja e dosjeve në një proces gjueti shtrigash ndaj një kundërshtari politik.

Ne kemi votuar dy herë në 96-ën dhe në 2008-ën ligjin për lustracionin.

Ky ligj jo vetëm që hapte dosjet për çdo funksionar që kërkonte post por i jepte të drejtë çdo qytetari për t’u njohur me dosjen e tij.

Një ligj tjetër, i dënimit të genocidit dhe krimeve kundër njerëzimit, i jep të drejtën çdo shqiptari që të padisë në gjyq persekutorin e tij

Edi Rama e paditi ligjin dhe e bllokoi në Gjykatën Kushtetuese. Partia Demokratike është kundër gjahut të shtrigave, por është pro lustracionit dhe dekomunistizimit.

Ne do të dërgojmë brenda dy ditëve në paralament ligjin e plotë të lustracionit dhe jo nene,” është shprehur ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit