Kreu i PD-së, Sali Berisha nga selia e Partisë Demokratike në konferencë për mediat këtë të premte foli sërish për çështjen e integrimit të vendit drejt BE dhe pengesat që i bën Edi Rama me mbrojtjen ndaj Ballukut.
Berisha vuri në dukje se si pasojë e skandaleve dhe dosjeve të aferave që po dalin në dritë, BE ka bllokuar integrimin e Shqipërisë.
“Bllokoi arrestimin e Lubi Ballukut, për afera të përbashkëta me Ramën të cilat me vlerësim paraprak prokurori caktoi 36 vite burg kërkesën e tij dhe natyrisht dhe nuk ishin më pak për Ramën në atë mes. Pasi me mandatet e tij të krimit mbylli, bllokoi arrestimin e saj për të mbrojtur veten e vet, pasi afera të tjera të mëdha korruptive kanë dalë në dritë dhe drejtësia është tërësisht e paralizuar.
“Në Bruksel është diskutuar nga marsi deri në prill Raporti për standartet e Shqipërisë për BE, por ka mbetur në klasë. Shpresa e vetme është përgjigjja e fuqishme shqiptare. Rama për të shpëtuar lëkurëne tij u tha ndlërkombëtarëve plaç, edhe pse ato kanë të drejtë”, tha Berisha.
Ndër të tjera lideri demokrat gjatë fjalës së tij ka bërë me dije edhe datën e protestës së radhës së opozitës, 8 maj një ditë e rëndësishme.









