Një qytetar është lënduar në momentin që ka qenë duke zbritur nga urbani paraditen e sotme në Kamzë.
Sipas policisë 10:15 në Bathore, E. M. 80 vjeç dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht duke zbritur nga autobusi i linjës dhe si pasojë është dëmtuar në këmbë dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Një qytetare që pa të gjithë skenën tregoi se i moshuari përfundoi nën rrotat e autobusit pasi shoferi mbylli derën me shpejtësi.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.