Një shqiptar është arrestuar nga pala greke në pikën kufitare të Kakavijës. Ai po tentonte të hynte në territorin shqiptar, por rezultonte në kërkim ndërkombëtar.
Shqiptari është ndaluar pasditen e djeshme nga sektori i verifikimit të pasaportave në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, në bashkëpunim me policinë e Janinës.
Ndaj tij kishte një urdhër kërkimi ndërkombëtar nga Interpol Tirana për trafik droge. Ende nuk është bërë i ditur identiteti i tij dhe pritet të bëhet ekstradimi nga Greqia.