-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mbi 200 mijë rusë lënë vendin, Kremlini: S’ka mbyllje kufijsh

Kryesoret

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov është shprehur kundër mbylljes së kufirit edhe pse me mijëra makina kryesisht me burra janë nisur drejt Gjeorgjisë, Finlandës, Kazakistanit dhe Mongolisë.

I gjithë ky kaos u shkaktua nga thirrja e presidentit rus për mobilizim të pjesshëm të vendit.

Përmes këtij vendimi, ai synon të angazhojë 300.000 rusë shtesë në luftën e nisur në Ukrainë, në fund të muajit shkurt.

Zyrtarët perëndimorë vlerësojnë se Rusia është përballur me 70.000-80.000 viktima prej nisjes së luftës së paprovokuar në Ukrainë, në fund të muajit shkurt.

Duke iu përgjigjur pyetjes për mundësi të mbylljes së kufijve, Peskov ka thënë se nuk ka informacione për diçka të tillë.

Sipas mediave lokale, më shumë se 260.000 njerëz kanë ikur prej kur Kremlini ka bërë të ditur mobilizimin e pjesshëm javën e kaluar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit