“Ne jemi të gatshëm të mirëpresim çdo forcë politike që mund të tregohet më konstruktive në marrëdhëniet me Rusinë”.
Kështu tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve në Itali.
Ai në një deklaratë pas fitores së Fratelli d’Italia theksoi se kjo është një çështje ekskluzivisht e brendshme e Republikës Italiane.
“Ne jemi të gatshëm të mirëpresim çdo forcë politike të aftë të mendojë jashtë rrjedhës kryesore, e cila është plot urrejtje për vendin tonë”.
Peskov theksoi se duhet të tregojmë një shkallë më të madhe objektiviteti dhe konstruktiviteti në marrëdhëniet me “vendin tonë”.