Shefi i politikës së jashtme të BE-së. Josep Borrell është shprehur se lufta e Ukrainës është në një moment të rrezikshëm sepse ushtria ruse është shtyrë në një qoshe.
“Të njohësh Putinin… duke kërcënuar përdorimin e armëve bërthamore, po, është shumë shqetësuese,” tha ai.
“Kur njerëzit thonë se nuk është bllof, duhet t’i marrësh seriozisht”, shtoi Borrell në një intervistë për BBC.
Udhëheqësi rus javën e kaluar tregoi se ishte gati të përdorte armë bërthamore nëse territori i vendit të tij kërcënohej.
Borrell tha se BE-ja do të vazhdojë me më shumë mbështetje ushtarake, diplomacisë dhe sanksioneve kundër Rusisë dhe atyre që janë afër regjimit.