-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PS i pret shpresat Krajës: S’ka mandat të dytë në krye të SPAK-ut

Kryesoret

E shumë kritikuar për arsye se “ha” vetëm majtas, PS nuk do t’i japë kreut të SPAK-ut, Arben Kraja një mandat të dytë për të drejtuar Prokurorinë e Posaçme.

Ligji thotë se nuk duhet të jetë në krye më shumë se një mandat dhe më pas kalon prokuror i thjeshtë.

Por dëshira e Krajës ishte për një tjetër mandat. Socialistët theksojnë se për këtë çështje nuk do të preket Kushtetuta.

Kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla tha se nuk do të ketë një nismë për ndryshimin e ligjit për prokurorinë e posaçme.

Mund të vijë një propozim nga një palë, mund të vijë një propozim nga një grup deputetësh, mund të vijë një propozim nga një institucion partner.

Asnjëri prej nesh nuk ka të drejtën të ndryshojë atë që ka qenë thelbi i reformës. Ne nuk duhet të nxitojmë duke gabuar.

Ne nuk i kemi 84 vota dhe në këtë këndvështrim dëshira jonë është të gjejmë formulime të cilat krijojnë sa më shumë konsensus brenda Kuvendit” tha ai.

Pak ditë më parë u hap gara për kreun e ri të SPAK, por deri tani nuk ka asnjë kandidat.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit