Për të dytën ditë më radhë çmimet e naftës në bursë kanë pësuar rënie duke arritur në nivelet e fillimvitit.
Kështu një fuçi naftë është shitur me më pak se 85 dollarë. Pavarësisht kësaj rënie në vendin tonë çmimet e karburanteve vijojnë të jenë të larta.
Bordi i Transparencës u mblodh për herë të fundit në datën 24 shtator. Pra para 3 ditësh, ndërsa rëniet e ditëve të fundit vijojnë të mos jenë të reflektuar në çmimet e tregtimit.
Në mbledhjen e fundit u vendos që një litër naftë të tregtohet me 223 lekë, ndërsa benzina me 194 lekë.
Në njoftimin për mediat vihej në dukje se rritja e gazoilit vjen për shkak të rritjes së dy faktorëve bursa +31 dollarë/ ton nga data 15 Shtator. Së dyti kursi dollarit nga 117.2 dollarë në afërsisht 120 dollarë.
Ndërsa për benzinën është ulur bursa me 26 dollarë/ton, por është rritur kursi i këmbimit të dollarin me 3 lekë. Pra për benzinë ulja e bursës kompensohet me rritjen e kursit prandaj nuk ka lëvizje çmimi.