-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Debat mbi trajtimin e dhunës seksuale nga sistemi i drejtësisë në Kosovë

Kryesoret

Këshilltarja për barazi gjinore në misionin e Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit ne Kosovë, Chiara Tagliani, tha të hënën se pavarësisht që një numër i konsiderueshëm i rasteve të dhunës seksuale janë denoncuar tek autoritetet, shumë pak viktimave u është ofruar dëmshpërblim i duhur.

Ajo i bëri këto komente gjatë një debati me temën “Jo do të thotë jo – dhuna seksuale dhe ngacmimi i grave”, i cili u zhvillua në Qendrën Mediale në Çagllavicë.


“Megjithëse kuadri ligjor e rregullon si duhet faktin që mosdhënia e pëlqimit nga ana e viktimës është elementi thelbësor i veprës penale, kemi parë se arsyeja kryesore që është përdorur për përmbylljen e rasteve dhe shfajësim të kryesve të kësaj vepre, është mungesa e dëshmive të dhunës ose mungesa e dëshmive fizike te viktimat. Kjo padyshim është shumë shqetësuese dhe një pjesë e mirë e rekomandimeve tona synon të vë në pah se ky lloj krimi duhet të shihet dhe trajtohet duke marrë parasysh këndvështrimin gjinor”, tha ajo.

Zonja Tagliani theksoi se trajtimi i duhur i rasteve të dhunës seksuale kërkon një protokoll të qartë të veprimit.
Nazlie Balaj nga ministria e Drejtësisë, tha se protokolli i parë shtetëror për trajtimin e dhunës seksuale është në hartim e sipër.


“Ky protokoll është duke u hartuar në bashkërendim me Rrjetin e Grupeve të Grave të Kosovës, me mbështetje direkte nga EULEX-i dhe UN Ëoman.. Pas këtij protokolli ne do të vazhdojmë edhe me vlerësimin e situatës sa i takon ndërtimit të qendrës së referimit për rastet e dhunimeve seksuale sepse të dy këto, edhe dokumenti edhe institucioni, i mungojnë shtetit.

Mos të harrojmë që kemi një protokoll në nivel shteti i cili buron nga ligji dhe kemi të bëjmë me procedura standarde të veprimit”, tha ajo.VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit