I forti i Vlorës, Viktor Ymeraj ose siç njihet në botën e krimit Tori i Xhihanes është një nga të burgosurit në Fier, i cili ka përfituar ulje dënimi nga skema e Komisionit Disiplinor.
18 punonjës të burgut të Fierit falsifikuan vulat e dokumentet për të bërë ulje dënimi të 19 të burgosurve, të cilët kanë paraqitur dhe rrezikshmëri të lartë, mes tyre dhe Ymeraj.
Këtij të fundit dosja u mbush me orë pune fiktive.
Përgjegjësi i Sektorit Ligjor Gerald Nonaj, përgjegjësi i Sektorit Social Eris Isufaj, përgjegjësi i Sektorit të Sigurisë Bashkim Meçi, specialistja e Sektorit Social Jonda Qato dhe specialisti i regjimit të brendshëm Neritan Xhaferri bahskëpunuan me njëri-tjetrin për të favorizuar të fortin e Vlorës.
Ymeraj ishte dënuar për 2 vrasje të kryera më 1999, si anëtar i bandës së Gaxhait.
“I dënuari Viktor Shefqet Ymeraj , në rubrikën me amnisti është pasqyruar se ka përfituar 1 vit ulje dënimi në bazë të ligjit nr.22/2014 e cila është nënshkruar vetëm më firmë dhe nuk ka asnjë akt të administruar në dosjen penale të këtij të dënuari. Kjo amnisti është njohur nga ana IEVP Fier në kundërshtim me kriteret ligjore pasi në kohën që është dhënë, ky i dënuar nuk ka qenë në Republikën e Shqipërise,” shkruhet në dosjen e tij.