Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Qarkun e Shkodrës, ku një person është paraqitur i plagosur në spital.
Sipas burimeve bëhet me dije se ngjarja është regjistruar në aksin rrugor, Vau Dejës – Pukë.
Ende nuk dihen detaje në lidhje me identitetin e të plagosurit i cili sipas të dhënave ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Shkodrës.