Në selinë rozë ka nisur mbledhja për të diskutuar në lidhje me zgjedhjet lokale.
Deputetët janë parë të mbërrin në seli me çadra dhe dosje. Ndërsa vetë Rama është fotografuar i qeshur teksa ka qenë duke zhvilluar një bisedë në telefon.
Fillimisht do të diskutohet procesi i zgjedhjes së kandidatëve për bashkitë e vendit. Kryeministri Rama ka deklaruar se vetëm kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka të drejtë për rikandidim.
Një pikë tjetër e rëndësishme është caktimi i datës së mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të PS-së, si dhe ndryshimet për drejtuesit e qarqeve.
Po ashtu në mbledhje do të diskutohet dhe nisma për dekomunistizimin.