Ish-presidenti Ilir Meta u shpreh sot se opozita duhet të dalë me një kandidat të përbashkët për zgjedhjet lokale.
“Po. Opozita duhet të dalë në të gjithë Shqipërinë me kandidat të përbashkët.
Kjo është më e mira për situatën në kushtet e një shteti mafioz, prandaj opozita duhet të jetë e bashkuar. Në mënyrë të padiskutueshme për ne është fitorja e opozitës” tha ai.
Kjo sipas tij është mënyra për të mundur Edi Ramën. “Për zgjedhjet kemi nisur përgatitjet do të mbledhim edhe komitetin organizator, kemi ambicie shumë të forta për zgjedhjet që po afrojnë.
Është një moment historik. Shqipëria do të ndahet nga regjimi një partiak vendor. Objektivi ynë është fitorja e opozitës, ky do të jetë investimi më i madh i PL-së.
Jemi të hapur për të bashkëpunuar me PD-në dhe të gjithë faktorët e tjerë që të mbështeten kandidatët më të mirë” tha më tej Ilir Meta.