-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Putin: Kemi arritur rekord për të korrat gjatë vitit 2022

Kryesoret

Sipas presidentit rus, Vladimir Putin, të korrat e drithërave në vitin 2022 në Rusi kanë shënuar një rekord historik, pavarësisht angazhimit të luftës në Ukrainë dhe probleme ekonomike të vendit.

Megjithatë, niveli i eksporteve është ai, i cili e shqetëson kreun e Kremlinit, pasi Perëndimi ka vendosur sanksione të ashpra për transportimin e të mirave materiale nga Rusia drejt shteteve të tjera, kryesisht të vogla.

Sipas Putin, kanë qenë 150 milionë tonë drithëra të korrura në vitin 2022, ndër të cilët 100 milionë tonë janë vetëm grurë.

“Ky është një rekord historik për ne”, tha presidenti rus gjatë një takimi me disa agrikultorë, i cili u transmetua në televizionet ruse.

Një deklaratë e tillë nga Putin, vjen po ashtu pas lajmit të dhënë për mobilizimin ushtarak të vendit, i cili ka marrë jetë dhe mijëra të rinj janë rekrutuar në ushtri.

Përpos kësaj gjithsesi, protesta të shumta kanë shpërthyer kundër ligjit, pasi mbi 1 milion njerëz mund të thirren si rezervistë, në frontin e luftës kundër Ukrainës.

Të shumtë kanë qenë edhe ata, të cilët janë larguar menjëherë nga Rusia, me shpresën se nuk do të thirren në luftë në këtë mënyrë.

Disa shtete të Bashkimit Evropian, kanë garantuar strehim për këta persona, të cilët po i dalin kundër regjimit të Putinit dhe thirrjeve të tija për luftë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit