-sidi education-spot_img
23 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Starmer: Racizmi dhe intoleranca po dëmtojnë shoqërinë britanike

Kryesoret

Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka paralajmëruar se rritja e racizmit dhe intolerancës në Mbretërinë e Bashkuar po cenon kohezionin shoqëror dhe po ndikon negativisht në pjesëmarrjen e qytetarëve në jetën publike.

Gjatë një seance në Parlament, Starmer iu përgjigj shqetësimeve të ngritura nga një deputet, i cili tha se gjuha e urrejtjes dhe nxitja e dhunës me motive racore po bëhen gjithnjë e më të pranishme, madje edhe në diskursin politik.

“Duhet të merremi me këtë, sepse po i shkatërron shoqëritë tona”, deklaroi Starmer.

Kryeministri britanik solli në vëmendje edhe vrasjen e deputetes laburiste Jo Cox në vitin 2016 nga një ekstremist i djathtë, duke e përmendur si një kujtesë të pasojave që mund të sjellë ekstremizmi dhe gjuha e urrejtjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit