Ish-ministri i Ekonomisë, Genc Ruli përfundoi paraditen e sotme dëshminë në SPAK, por nuk pranoi që të jepte asnjë shpjegim për mediat.
Ai qëndroi brenda më pak se një orë dhe në dalje nuk ka dhënë deklaratë për mediat.
Më herët për këtë hetim kanë dhënë dëshminë e tyre ish ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu si dhe një ditë më parë në SPAK u pyet edhe ish gjenerali Vladimir Qirjazi.
Hetuesit e SPAK po vijojnë të marrin në pyetje të tjerë ish-zyrtarë që kanë pasur dijeni mbi privatizimin e ish-Kompleksit Partizani.
Në fund pritet që të thirret Sali Berisha.