-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ish-ministri Genc Ruli në SPAK

Kryesoret

Ish-ministri i Ekonomisë, Genc Ruli, është marr në pyetje nga SPAK mbi privatizimin e Kompleksit Partizani.

Për këtë çështje është marrë në pyetje më herët edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, i cili u shpreh se nuk ka shkelur ligjin për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

“Ju siguroj që asnjë në këtë rast as në raste të tjera nuk kam shkelur ligjin. Gjatë kohës që isha ministër këto procedura vazhdonin”, u shpreh Oketa.

Po ashtu, në pyetje është marrë edhe Fatmir Mediu. Ai nuk pranoi që të jepte detaje nga dëshmia për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.

Kreu i PR-së u shpreh se ishte në cilësinë e deklaruesit dhe jo personit nën hetim.

“U ftova për të dhënë një dëshmi si person që kam dijeni për një çështje që është në interes të SPAK-ut. Kaq mund të them. Duhet të ruaj konfidencën e dëshmisë. Isha si deklarues” tha ai.

I pyetur nëse ka shpërdoruar detyrën në kohën që ishte ministër për dosjen që u thirr, ai tha “Çfarë lidhje ka shpërdorimi i detyrës në lidhje për atë që u ftova unë”.

Ndërkohë, një ditë më parë u pyet edhe ish-gjenerali Vladimir Qirjazi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit