Shkodra është tronditur sërsh mbrëmjen e sotme nga të shtëna me armë zjarri.
44-vjeçari i cili u qëllua, Pjetër Kola mësohet se ka ndërruar jetë. Kola ka mbërritur i plagosur në spitalin rajonal të Shkodrës nga ku më pas nuk ka mundur ti mbijetonte plagëve.
NJOFTIMI
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 18:00, në qendrën shëndetësore të Vaut të Dejës është paraqitur për ndihmë mjekësore, shtetasi P. K., 44 vjeç, nga Lezha, i plagosur me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, ne fshatin Qafë Çelë, Pukë.
Ky shtetas është transportuar në Spitalin Rajonal Shkodër, për ndihmë mjekësore më të specializuar, i cili ndërroi jetë në spitalin e Shkodrës.
Është ngritur menjëherë grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.