Pas pesë muajsh hetime është zbardhur atentati kundër Kujtim Metës në Lushnje. Policia njofton se ka shpallur në kërkim Dorian Shurdhin.
Në datë 20 prill të këtij viti Meta u qëllua me dy plumba në bark me silenciator në lagjen “Skënder Libohova”. I plagosur, 44 vjeçari arriti që të shpëtonte.
Nga provat, policia thotë se autor është 29-vjeçari Shurdhi. Ende nuk dihet nëse autori kishte konflikt direkt me Metën apo ishte vrasës me pagesë.