-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Rama po shfrytëzon shqiptarët si koloni

Kryesoret

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me sindikatat për gjendjen aktuale të vendit tonë dhe për të krijuar grupimet për protesta.

Ai tha se qeveria Rama është më e egër dhe se çdo koloni në botë dhe shqiptarët po shfrytëzohen hapur për interesat e qeverisë.

“Kjo që po ndodh është një rrokullisje e madhe e gjendjes ekonomike, e moralit, mungesës së plotë të perspektives. Kjo qeveri, e cila nuk është gjë tjetër veç se një makineri gjigande mashtrimi për qytetarët në çdo deklaratë të saj.

Ajo është një makineri vjedhjeje dhe grabitjeje të pashembullt të pasurive kombëtare. Nuk ka pasur regjim kolonial që të shfrytëzojë me egërsi siç po shfrytëzon Edi Rama dhe qeveria e tij, shqiptarët.

Pasurit përrallore të Shqipërisë, në miliarda euro janë shndërruar në mallkim për qytetarët dhe po shfrytëzon egërsisht nga klientela e qeverisë.,” është shprehur Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit