Në gjykatën e Shkallës së parë në Elbasan është depozituar kërkesa për ekstradimin e turkut të kriptomonedhave, Faruk Ozer.
Shkresat janë depozituar ditën e sotme nga prokuroria në gjykatë.
Autoritetet turke të drejtësisë kanë transmetuar përmes Ministrisë së Drejtësisë materialet e plota që kanë të bëjnë me kërkesën për ekstradim në Turqi të shtetasi Faruk Fatih Ozer, në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Paqit e Shkallës së Parë Nr.7 në Stambollin me vendimin datë 07.05.2021 ka caktuar ndaj këtij personi masën e sigurisë “Arrest në burg” për disa vepra penale të kryera në Turqi.
Faruk Ozer u arrestua në 30 gusht ë këtij viti në një hotel në Himarë.