Policia e Durrësit ka arrestuar një 44-vjeçar i cili erdhi nga Italia me armë zjarri, municion luftarak dhe armë të ftohtë.
Blutë e qytetit bregdetar raportojnë se E. V. banues në Lezhë, u arrestua në port.
Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e 44-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, një mjet prerës (thikë) dhe një sasi municioni luftarak, të cilat i arrestuari dyshohet se do t’i trafikonte drejt vendit tonë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.