Gazetari Makis Papadatos, emri i të cilit u bë i njohur në maj të vitit 2019, kur anëtarët e bandave të rrezikshme i kishin rrëmbyer djalin e tij 17 vjeç.
Sipas informacioneve gazetari nuk ka qëndruar duarkryq gjatë gjithë kësaj kohe, pasi ka kërkuar të dhënat e tij për rastin, i cili rrezikoi jetën e gjithë familjes së tij.
Kështu, me rastin e arrestimeve, gazetari është i vendosur të bëjë zbulimet e tij duke denoncuar gjithçka. Edhe pse ai kishte mbi 3 vite që kishte rënë në gjurmët e shqiptarit famëkeq, policia vonoi në arrestimin e Esmin Ferhatit.
Rasti i rrëmbimit të 17-vjeçarit më 11 maj 2019 është një nga pesë çështjet penale ndaj 30-vjeçarit “Esko” dhe grupit të tij të rrezikshëm.
I riu ndodhej në zonën e Zografou. Gjatë kthimit për në shtëpinë e tij në Pagrati, u sulmua nga gjashtë persona të cilët e fiksuan, e mbuluan me kapuç dhe e çuan me makinë në Kampusin Universitar. Aty fëmija u mbajt peng për shumë orë në duart e grabitësve shqiptarë, të cilët pasi morën çelësat e shtëpisë. Dhe më pas e grabitën atë.
Gazetari në përpjekje për të mbrojtur familjen e tij është përfshirë me ta, për pasojë banditët e kanë goditur në fytyrë dhe e kanë plagosur me thikë.