Esmin Ferhati, i cili njihet me pseudonimin Esko është cilësuar nga policia greke si kreu më i ashpër i bandave në shtetin grek.
30-vjeçari shqiptar, i cili u plagos në këmbë nga policia grek gjatë aksionit të djeshëm prej kohësh ka qenë në një lidhje dashurie me një police 22-vjeçare nga Greqia.
Kjo e fundit dyshohet se ka dekonspiruar operacionet e policisë tek “koka” e bandës. Nëna e vajzës ka deklaruar se lidhja e tyre ka nisur para se ajo të bëhej policie dhe nuk e ka ushtruar detyrën në rajonin, ku vepronte shqiptari.
U njoh me një djalë i mirë me origjinë shqiptare që e donte vërtetë dhe e do akoma. Marrëdhënia e tyre filloi përpara se vajza ime të shkonte në polici. Nuk ju fsheh që isha e shqetësuar, por duke folur me fëmijën tim, kuptova që kjo është një marrëdhënie me ndjenja të pastra nga të dyja palët, ndaj nuk pashë ndonjë arsye serioze për të ndërhyrë. Ndoshta pranë tij gjeti dikë që e bënte të ndihej e sigurt. Tani nëse ky fëmijë rrinte me njerëz që bënin gjëra të paligjshme, kjo është diçka që nuk e di, por përsëri po ju them, as ai dhe as vajza ime nuk kanë lidhje me atë që i atribuohen. Imagjinoni që ky djalë nuk kishte as paratë e qirasë për të paguar një kafene të vogël që kishte hapur”, tha ajo për Protothema.