Kryeministri Edi Rama njoftoi sot vendimet e qeverisë për kategoritë që përfitojnë nga paketa e dytë sociale, si mbrojtje për rritjen e çmimeve. Administrata, policia, garda, zjarrfikësit, familjet me ndihmë ekonomike, por edhe PAK janë përfituesit.
“Policia në nivelet bazë, inspektorë dhe niveli i mesëm të kenë një shtesë page. Shtesa më e lartë është për nivelin bazë. Në vijim për nivelin e mesëm, 15 dhe 7%. E njëjta gjë vlen për gardën e Republikës. Kemi një shtesë page.
E njëjta gjë për policinë e burgjeve, zjarrfikësat, administratën publike. Të gjitha këto vendime futen në fuqi menjëherë, paga e ardhshme që do të marrin këto kategori do të jetë e rritura sipas përcaktimeve në vendimet përkatëse. Pensionet janë ri-indeksuar. Personat me aftësi të kufizuar dhe me ndihmë ekonomike.
Paketa është më e plotë në këtë fazë në përgjigje për t’i mbrojtur njerëzit nga inflacioni i luftës” tha Edi Rama. Vendimet janë sqaruar prej disa javësh nga qeveria, që sot miratoi vendimin.
Kliko këtu për të lexuar vendimin e plotë