Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është përgjigjur Edi Ramës, i cili justifikoi ndërtimet pa leje në mes të Tiranës. Ish-presidenti tha se do të depozitojë një projektligj në Kuvend për legalizimet.
“Ai e ka syrin pishë për të parë edhe kotecin e të moshuarës atje në Nartë të Vlorës për t’i treguar ligjin dhe burgun.
Këto avllitë e banorëve, dritaret që rregullohen pa leje, e kështu me radhë. Por me gradacelat që shkon e pi kafe cdo ditë nuk i punojnë sytë.
Ato nuk i shikon dot. PL është e vendosur t’i japë fund kësaj loje. Ne do të depozitojmë një ligj për legalizimet, që të gjitha ndërtimet e kryera pa leje deri më sot.
Për qytetarët të legalizohen pa pagesë përveç atyre mbi veprat publike, ujësjellësa apo kanalizime. Kjo do të bëhet për të shpëtuar qytetarët nga shantazhi dhe presioni.
Kush ndërton pa leje as kësaj date, pas miratimit të ligjit do të shemben. Përgjegjësinë për ndërtimet që janë lejuar, që janë lejuar për qëllime elektorale do të kenë zyrtarët deri në nivel ministri. Brenda një muaji do të dorëzojmë projektligjin” tha Meta.
Por cfarë tha Rama sot?
“Po dorëzohen subjektet sepse e kanë kuptuar se nuk kanë rrugë shpëtimi. Bëhet fjalë për çmimin e tregut, jo për çmimin e deklaruar plus një koeficient dhe kjo varion nga zona në zonë sepse çmimi i tregut varion nga zona në zonë.
I mëshiroj të gjithë ata që i bien fyellit në një vrimë që s’ka asnjë lidhje me thelbin dhe rezultatin e kësaj nisme. Këtë problematikë, ndryshe nga të tjera, nuk e ngriti as politika, as media, as drejtësia, por e ngritëm ne” tha Rama.