Një çift nga Saranda ka gjetur vdekjen në një aksident rrugor në Greqi.
Viktimat janë; Eleni Çakuli 43 vjeç nga fshati Çaush dhe bashkëshorti i saj Theofil Karleci 54 vjeç.
Ata humbën jetën në një aksident rrugor që ndodhi në rrugën nacionale të Patra – Pyrgos.
Çifti la pas 3 fëmijë të mitur jetimë.