-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mbi 1 mijë rrënjë kanabis, policia spanjolle arreston 2 shqiptarët

Kryesoret

Një plantacion me kanabis është zbuluar në fushë të hapur në Señorío de Molina. Autoritet spanjolle kanë arrestuar dy shqiptarë.

Ata kanë sekuestruar 1330 bimë kanabis.

Sipas Gardës Civile, “vendbanimi ndodhej në anën e një mali në një vend strategjik, praktikisht të paarritshëm, gjë që i lejonte ata të shihnin plantacionin dhe të kryenin detyra mbikqyrjeje”.

Të arrestuarit bënin një jetë të plotë në vend, pasi flinin edhe aty, në çadra. Për të rimbushur celularët e tyre ata iu drejtuan paneleve diellore. Në realitet, telefonat kishin pak përdorim në atë mjedis, pasi nuk kishte mbulim; për të komunikuar me njëri-tjetrin ata iu drejtuan transmetuesve portativë.

Të arrestuarit janë një 41 dhe një 50 vjeçar. Ky i fundit u largua kur u befasua nga agjentët, por u arrestua të nesërmen.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit