-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shtatë të arrestuar nga aksioni i anti-drogës në Dukagjin

Kryesoret

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se në aksionin e të mërkurës në dhjetë lokacione janë arrestuar 7 persona të dyshuar për kultivim dhe trafikim me lëndë narkotike si dhe janë konfiskuar 68 kg marihuanë.

“Gjatë realizimit të operacionit policor në cilësi të të dyshuarve janë arrestuar: G.J., (viti i lindjes 1985, mashkull shtetas i Shqipërisë), E.M., (viti i lindjes 2000, mashkull kosovar), Z.M., (viti i lindjes 1988, mashkull kosovar), E.J., (viti i lindjes 2000, mashkull kosovar), F.D., (viti i lindjes 1976, mashkull kosovar), F.Gj., (viti i lindjes 1973, mashkull kosovar) dhe A.J., (viti i lindjes 1970, mashkull kosovar)”, thuhet në komunikatën e policisë.

Ndërsa është theksuar se policia ka konfiskuar edhe disa prova materiale që do të përdoren në procedurë të mëtejme.

“Substancë narkotike 68 kg e 49 gr, dyshohet të jetë marihuanë, që ka qenë në proces të tharjes, 177 bimë narkotike të llojit kanabis-sativa, 421 gr. substancë narkotike, dyshohet e llojit kokainë, dy armë zjarri, para të gatshme e dëshmi tjera.”.

Gjithashtu, të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës dhe pas intervistimit në konsultim me prokurorin u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Marihuana e kokaina janë dy substanca narkotike që kanë shënuar rritje të përdorimit tek të rinjtë këtë vit.

Mosha e përdoruesve të substancave narkotike është shqetësuese, sipas institucioneve të Kosovës.

Doktoresha e Klinikës së Psikiatrisë pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Vjollca Ramiqi, në një përgjigje për Albanian Post pati treguar se gjatë periudhës janar-shtator të këtij viti, në këtë klinikë, konkretisht në repartin e Sëmundjeve të Varësisë, janë bërë 89 hospitalizime, 21 me substanca të ndryshme psiko aktive dhe 18 me opiodie (heroinë) dhe 14 me alkool.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit