-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Revoltohen pensionistët: Rama po tallet, Kosova dha nga 100 euro

Kryesoret

Me dhjetëra pensionistë në Pogradec kanë dalë në protestë ditën e sotme për shkak të pakënaqësive të indeksit prej 6% që qeveria u ka dhënë.

Ata kanë kërkuar kompensim për shkak të krizës njësoj si në vendet e tjera të rajonit.

Le ti kthejë njëherë sytë nga mosha e tretë, le të shikojë pensionet, janë shumë të ulëta. Rimbusimi 6% nuk mjafton, duhet të jepet një shtesë prej 40 mijë lekë për çdo pensionist. Sepse ai që e ka pension 150 mijë lekë, i bie të mos marrë gjë. Ne 50 mijë lekë i marrim vetëm ilaçe,” është shprehur njëri nga pensionistët.

Ata kanë kërkuar të njëjta kushte si Kosova. Kjo e fundit ka vendosur 100 euro për çdo pesionistë.

Për ta Shqipëria jo vetëm që ska standardet e BE-së, por as të vendeve fqinje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit