Ambasadorja Yuri Kim ka takuar kreun e Partisë Republikane Fatmir Mediun.
Detajet nga takimi i ka bërë të ditura vetë Mediu. Ai ka treguar se me ambasadoren kanë biseduar për financimet ruse ku kanë rënë dakord për një transparencë totale të të ardhurave të partive politike.
Nga ana e tij Mediu e informoi Ambasadoren Kim dhe Ball, për vizitën e deputetëve shqiptar të grupit IPAC në SHBA me ftesë të senatorëve amerikanë Menendez dhe Rubio.
“Sulmi kibernetik nga Irani ka nevojë për përgjegjësinë dhe angazhimin e fortë të institucioneve shqiptare si dhe domosdoshmërinë për të bashkëpunuar dhe koordinuar me NATO dhe SHBA”, ka shkruar Mediu.
Po ashtu Yuri Kim u takua dhe me Mesila Dodën, por detajet e këtij takimi janë ende të pazbardhura.