-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zhang e ka me nxitim, Interi gati për amerikanët

Kryesoret

Stiven Zhangut e ka me nxitim shitjen e Interit dhe nuk kërkon të humbasë aspak kohë.

Duke marrë parasysh bilancin që pritet më negativ se ç’ishte parashikuar. Pamundësinë për të larë borxhet ndaj kreditorëve dhe ligjin që ka nxjerrë qeveria kineze, e cila ndalon çdo sipërmarrës kinez të ketë investime të huaja që nga janari. Presidenti i Interit ka vendosur të shesë mazhorancën e aksioneve duke hequr dorë nga pronësia.

Për këtë, prej kohësh “Goldman Sachs”, banka amerikane që ka ndjekur tratativat e grupit “Suning”, është në kërkim të investitorëve të mundshëm për të blerë klubin. Familja Zhang e ka me nxitim për të finalizuar shitjen është aq i madh sa kanë kontaktuar edhe “Raine Group”. Kjo është një tjetër bankë amerikane që do t’i ndihmojë për të gjetur investitor. Njihet për transaksionet e saj të shumta në botën e futbollit, ku e fundit ishte shitja e Çelsit.

Kështu, Zhang ka bërë të ditur edhe terrenin në të cilin kërkon të realizojë shitjen, atë të kontinentit përtej oqeanit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit