Edhe këtë të mërkurë qindra qytetarë janë grumbulluar në sheshin “Skënderbej” në ditën e 25 të protestës antiqeveritare të cilët kërkojnë largimin e Kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.
Ndërsa një protestues në një lidhje për mediat ka thënë se me këtë qeveri Shqipëria është si në burg duke sjellë në vëmendje çmimet e larta nga nafta e ushqimet e deri tek hallet dhe problemet personale të tij.
“Me këtë qeveri Shqipëria është si në burg. Nafta më e shtrenjtë se kudo. Na kanë shembur shtëpiat. Kam vite me bonus qiraje nuk di se kur do marr shtëpinë. Ku të shkojmë ne? Iku jeta ime. Jam gati me bo gjithçka jam i vdek për veti. Fëmijët i kam me shkollë nuk i merr kush në punë. Nëpër zyrat ka shumë arrgancë. Shko te ujësjellësi i njëjti gjë. Kam djalin dhe vajzën pa punë. Ku t’ia nisësh ku ta lësh. Shqipëri hesapi. Afganistan. E ka kthyer në burg Edi Rama”, tha protestuesi.









