-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Email-et e Gledis Nanos, Reporterët pa kufij: Prokuroria po na cenon

Kryesoret

Reporterët pa kufij kanë reaguar ndaj ndalimeve të prokurorisë për të publikuar informacionet e marra nga emailet e Gledis Nanos.

Për ta kjo është një shkelje e rëndë për sa i takon lirisë së mediave dhe publikimit të informacioneve me interes për publikun.

“Reporterët pa Kufij (RSF) u kërkon autoriteteve të shmangin masat joproporcionale dhe dënon faktin që gazetarët janë kërcënuar me burgim për shkeljen e këtyre ndalimeve.

Siguria e shtetit dhe konfidencialiteti i hetimeve gjyqësore janë arsye legjitime për kufizimin e lirisë së shtypit, por autoritetet duhet të marrin masa proporcionale për të mos frenuar në mënyrë arbitrare këtë të drejtë themelore. Asnjë gazetar nuk duhet të kërcënohet me dënime me burg nëse mbulon tema me interes publik si kërcënimet ndaj institucioneve shtetërore dhe krimi i organizuar në përputhje me etikën mediatike. Ne u bëjmë thirrje prokurorëve dhe gjykatave të Shqipërisë që të marrin parasysh të drejtën e informimit”, janë shprehur ata.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit