-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U rizgjodh kryetar i LVV, Kurti: Nuk pretendojmë t’i mbivendosemi popullit, jemi në shërbim të tyre

Kryesoret

Pas rizgjedhjes, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka takuar sot pasdite strukturat e reja të dala nga zgjedhjet e brendshme në këtë subjekt politik. Ai në takimin me kryetarët e qendrave dhe organizatës së gruas dhe rinisë ka thënë se përgjegjësitë janë të mëdha, e të mëdha sipas tij, janë edhe nevojat e qytetarëve.

Kurti u shpreh se sfidat dhe nevojat e qytetarëve duhet të jenë edhe detyrat për programin e Vetëvendosjes, për progresin e gjithmbarshëm shoqëror, shtetëror e kombëtar. Ndonëse sipas Kurtit, Vetëvendosje nuk pretendon t’i mbivendoset popullit.

“Ne nuk pretendojmë të jemi një lloj super strukture që i mbi vendosemi popullit, sepse askush asnjëherë nuk bën t’i mbi vendoset popullit, por ne ofrojmë strukturat tona, edhe ato të reja tani në të gjitha qendrat si infrastrukturë për qytetarët e Republikës për ndryshimet që ata i duan dhe atyre ju duhen”, theksoi Kurti.

Kryetari i rizgjedhur i LVV-së tha se si parti në pushtet asnjëherë nuk do të qeverisin kundër qytetarëve.

“Ne qeverisim bashkë me qytetarët, asnjëherë kundër tyre dhe jemi organizatë për sa më shumë tubime publike e shoqërore për temat që jo vetëm që ne i kemi në program, por edhe për problemet të cilat i preokupojnë qytetarin tonë kudo që ai është. Me ç’rast ato i inkorporojmë në programet tona politike lokale e qendrore dhe në të njëjtën kohë testojmë tezat tona në funksion edhe të rritjes e zhvillimit ekonomik, por edhe të drejtësisë në shoqëri dhe të mirëqenies për të gjithë”, theksoi ai, trasmeton KP.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit