-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kim: Do të takohem me këdo përveçse personave non-grata

Kryesoret

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim, lidhur me ndikimin rus në Evropë, u shpreh se e ka ndarë qeverinë informacionet.

Pyetur nga Blendi Fevziu pse, nuk takohet me kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berishën, ajo tha se SHBA ka vendosur kufizime për të mos u takuar me persona non grata.

Ajo e ka theksuar se asnjë zyrtar amerikan nuk do takojë Berishën, i cili është në listën e zezë, por do të njohin vetëm atë pjesë të Partisë Demokratike që është në parlament.

“Nuk mund të shkosh në anën e tij që ka më shumë pushtet, por ligjshmëri, unë takohem me njerëzit që njihen nga ligji këtë gjë do të vazhdoj të bëjë në çdo moment, asnjë zyrtar i SHBA nuk mund të takohet me dikë që është shpallur Non Grata”, tha Kim.

Nuk mund të komentoj për specifika. Mendoj se është një ilustrim i rreziqeve që kanosen. Duhet të veprojmë. Ka lobime edhe në media. Folëm më herët për rëndësinë e institucioneve publike.

E di që hera herës media këtu edhe në Amerikë e lidh diçka me një person. Për ne është normale dhe e rëndësishme të kemi kontakte me aktorët politikë në Shqipëri.

Duhet të sigurohemi që e kuptojmë njëri tjetrin që të vazhdojmë të mbajmë Shqipërinë në rrugën e duhur. Kam vetëm një kufizim që nuk e vendos unë vetes por nga SHBA. Nuk do të takohem me dikë që është shpallur non grata”, deklaroi ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit