-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shkarkimi i Nanos, Kim: Ishte e parapritur për SHBA

Kryesoret

Shkarkimi i Gledis Nanos ka qenë i papritur edhe për ambasadoren e SHBA Yuri Kim.

Për Kim, Nano ka qenë një bashkëpunëtor i mirë. Gjithashtu ajo thekson se e vlerëson punën e tij kur ai drejtonte njësinë kundër terrorizmit dhe më pas kur ishte drejtor i Policisë së shtetit.

Pjesë nga intervista

Blendi Fevziu: Dakord. Do t’ju pyes për ish-Drejtorin e Policisë së Shtetit, Z. Nano. Ai u largua nga pozicioni i tij pas një vendimi të qeverisë. Ishte një histori e ndërlikuar. 48 orë, në fillim ai u largua, pastaj u detyrua të largohej. Pas kësaj, ju bëtë një koment dhe thatë se kishit punuar shumë mirë me Z. Nano. A ishte kjo një ndërhyrje në vendimin e qeverisë?

Ambasadorja Kim: Jo, ishte pohim fakti. E keni parë se ne shpesh bëjmë deklarata të tilla kur dikush me të cilin kemi punuar shumë mirë largohet nga detyra. Dhe është e vërtetë që ne e vlerësojmë Z. Nano dhe bashkëpunimin e tij me ne. Ne mendonim se ai ishte një partner i mirë për ne kur drejtonte njësinë kundër terrorizmit. Dhe më pas kur ishte drejtor i policisë.

Blendi Fevziu: A ishte surprizë për ju largimi i Z. Nano nga detyra?

Ambasadorja Kim: Nuk e prisnim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit