-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Takimi me Metën, Kim tregon detaje: Zgjati mbi dy orë

Kryesoret

Ambasadorja Yuri Kim ka thënë detaje të reja lidhur me takimin me ish-presidentin Ilir Metën.

Në emisionin “Opinion”, ajo tha se takimi me Metën ka zgjatur për më shumë se 2 orë, ku kanë diskutuar për tema të ndryshme.

Duke u treguar e rezervuar mbi atë çfarë konkretisht diskutuan në selinë e PL, Kim tha se për disa çështje ka pikëpamje të ndryshme nga Meta.

Pjesë nga intervista

Blendi Fevziu: Por marrëdhëniet me ish-Presidentin Meta kanë qenë të forta disa herë. Keni shkëmbyer deklarata, le të themi, dhe pastaj Z. Meta u ftua për fjalimin kryesor gjatë festimit të pavarësisë…

Ambasadorja Kim: Edhe një herë, nuk është mesazh i fshehtë. Është një mesazh shumë i hapur, që institucionet demokratike kanë rëndësi. Dhe, është normale në për vende, po e diskutoja këtë me stafin tim, që është normale, që në festën për Ditën tonë të Pavarësisë, që është festa më e madhe, më kryesorja, është normale që Ambasadori të flasë në emër të Shteteve të Bashkuara. Dhe është normale të ftohet përfaqësuesi më i lartë i vendit pritës. Kemi nderin e madh që thuajse çdo vit të kemi Presidentin e Republikës së Shqipërisë dhe për ne, pavarësisht kush është ai person, ai është Presidenti i Republikës së Shqipërisë. Është ai që flet në emër të popullit shqiptar.

Blendi Fevziu: Po, popullit shqiptar, patjetër. Dhe në lidhje me gjërat konkrete nga takimi. Ishte vetëm takim për të respektuar institucionet apo ishte takim me gjëra konkrete?

Ambasadorja Kim: Folëm, mendoj, për mbi dy orë. Ishte një diskutim shumë i mirë dhe disa nga gjërat, ish-Presidenti Meta përmendi disa nga gjërat, dhe mendoj se ishte një shkëmbim i mirë pikëpamjesh…

Blendi Fevziu: Ishte në një mendje me ju për të gjitha temat?

Ambasadorja Kim: Jo, sigurisht që jo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit