Një nga personazhet që ra në sy për publikun përmes serialit La Casa de Papel ishte Berlini.
“Narcisi romantik” i luajtur nga Pedro Alonso ishte aq i dashur për teleshikuesit, pavarësisht karakterit të tij të veçantë, sa nuk ishin të paktë ata që humbën interesin për episodin që tregon se po vritet.
Megjithatë, Netflix dhe produksioni i La Casa de Papel u kujdesën për ta dhe po përgatisin një rikthim të serialit, kushtuar jetës së Berlinit.
Xhirimet do të fillojnë më 3 tetor dhe do të zhvillohen në Madrid dhe Paris. Kasti i serialit është shpallur dhe do të përfshijë Michelle Jenner si Kayla, Tristan Ulloa si profesor dhe këshilltar i Berlinit Damian, Begona Vargas në rolin e Cameron, Julio Pina Fernandez si mikun e tij besnik, Roy dhe Joel Sanchez në rolin e Bruce.
You must log in to post a comment.