-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta: Paketa e qeverisë propagandistike, duhen masa konkrete efektive

Kryesoret

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përmes një postimi në Facebook ka reaguar për paketën e re të qeverisë për përballimin e rritjeve të çmimeve.

Sipas Metës kjo situatë nuk zgjidhet me paketa propagandistike, por me masa konkrete efektive.

“Rënia e konsumit si rezultat i çmimeve të larta është sinjal alarmi për vështirësinë ku gjendet ekonomia dhe familjet shqiptare!

Trendi shqetësues i rënies së konsumit vijon për të tetin muaj radhazi, ndërsa siç INSTAT deklaron volumi i mallrave në portet shqiptare për muajin gusht 2022 është 40% më pak krahasuar me muajin gusht të vitit 2021.

Situata paraqitet e vështirë për buxhetet familjare, të cilat priten të rëndohen edhe më tej si rezultat i vendimit absurd për rritjen e çmimit të energjisë.

Kjo situatë nuk zgjidhet me paketa propagandistike, por me masa konkrete efektive.

Indeksimi i pagave, heqja e taksës së qarkullimit, si dhe liberalizimi i lejeve për energjinë diellore janë disa nga nismat ligjore të Partisë së Lirisë, qëllimi i të cilave është në funksion të përballimit të kësaj situate të vështirë për të mbrojtur interesin publik dhe familjet shqiptare”, shkruan Meta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit