Ditën e sotme deputetja e PD-së, Jorida Tabaku u përball me një surprizë të pakëndshme sapo doli për të folur për mediat në kryesinë e Kuvendit.
Një qytetar i irrituar me situatën politike dhe drejtësinë nuk e lejoi për disa minuta që të fliste.
Ai iu drejtua me akuza të forta asaj për qëndrimet që ka mbajtur opozita, por edhe për Sali Berishën.
Tabaku nuk reagoi duke heshtur më pas i kërkoi që të mbaronte deklaratën. Qytetari u tërhoq duke qëndruar i qetë vetëm për disa sekonda.
Kjo është hera e dytë që i njëjti person merr vëmendjen e mediave. Pak ditë më parë iu “vërsul” ish-ministrit Genc Ruli sapo doli nga SPAK.