-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Në Itali zbulojnë qokën e fundit të Rejës në Kombëtaren shqiptare?

Kryesoret

Me shumë mundësi ndeshja ndaj Islandës ishte e fundit për Edy Rejan në krye të stolit të Kombëtares.

Ndërsa të gjithë kishin pikëpyetje në lidhje me mosaktivizimin e Asllanit për asnjë minutë në këtë sfidë, mediat italiane zbulojnë detaje.

I riu me origjinë nga Elbasani projektohet si titullar në Serie A pas dëmtimit të kroatit Marcelo Brozovic. Sipas mediave italiane, gjigantët italian i kanë kërkuar trajnerit Edi Reja një “nder”. 

Është pikërisht Corriere dello Sport që shkruan se “mesfushori i ri nuk ka lozur të martën kundër Islandës, dhe për këtë ka patur një falënderim të veçantë për Shqipërinë dhe teknikun Reja me anë të një telefonate nga Interi, duke parë rëndësinë për lojtarin ish-Empoli”.

E përditshmja sportive shton se ndeshja në vetvete nuk kishte asnjë rëndësi, por në fakt nuk është kështu. Jo vetëm për dinjitetin e Kombëtares, por për faktin se ndeshjet në Nation League janë ndeshje zyrtare dhe një telefonatë e tillë, nëse e konfirmuar, do të përbënte një skandal të vogël, që mund të shtojë hatër-mbetjet ndaj teknikut italian nga ana e ekipeve si për shembull Empoli, e cila ka humbur pikërisht në atë ndeshje titullarin e tyre Ardjan Ismajli.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit